Categories Lajme

Të ardhura të paligjshme/ Gjykata e Vlorës sekuestro pasurive të tre shtetasve

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë njoftoi sot se ka regjistruar dhe po kryen h etime paraprake për procedimin p enal të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit  Raul Zenunajt , banues në Vlorë, i d yshuar për kryerjen e veprës p enale “Pastrimi i produkteve të v eprës p enale apo veprimtarisë k riminale“.

Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi  Raul Zenunaj . është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale “Prodhim dhe t rafikim i d rogës”; “Prodhim dhe shpërndarje e d rogës”, etj.

Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti k riminal i zhvilluar në shtetin italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës.

Në funksion të këtij procedimi penal të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive” për pasuritë e mëposhtme:

  1. Dy “Njësi” me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit

R.Z.

  1. Një pasuri e llojit “Garazh”, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të

shtetases A.M.

  1. Tetë pasuri të paluajtshme të llojit “Apartament”:

Apartament me sipërfaqe 159 m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z.

Apartament me sipërfaqe 171 m², në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z. dhe A.M.

Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, e shtetasit E.Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82 m², në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë.

Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

  1. Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasve S.Z., L.Z., E.Z., R.Z., V.Z., V.Z., E.R.
  2. Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z. dhe A.M.
  3. Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me sipërfaqe prej 181 m², lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z. dhe A.M.
  4. Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z. dhe A.M.
  5. Automjet i markës BMW, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z”.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S.B. të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të “Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Organizatë K riminale” nga autoritetet italiane.

Në kuadër të procedimit pasuror të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur “Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros” për pasuritë e  mëposhtme:

  1. Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro.
  2. “Truall” me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë.
  3. Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro.
  4. Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.
  5. Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M.

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ek zekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME