Categories Lajme

Italia ndalon Astrazeneca nën moshën 60 vjeç

Italia ka vendosur të mos lejojë vaksinimin e personave nën moshën 60 vjeç me vaksinën anti-Covid AstraZeneca.

Sipas mediave italiane ky vendim u mor pas dy rasteve fatale të një 54 vjeçari e një vajze 18 vjeç të cilët pas marrjes së kësaj vaksine humbën jetën për shkak të trombozës.

Problemi aktual mbetet se janë një numër i lartë personash nën moshën 60 vjeç, që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca e janë në pritje të dozës së dytë, e vendimi i marrë nga Ministria Italiane e Shëndetësisë ka krijuar konfuzion e preokupim tek qytetarët.

Agjencia Italiane e Barnave pak orë më parë ka marrë vendimin se personat e vaksinuar me dozën e parë të Astrazenecas e nën moshën 60 vjecë, dozën e dytë do ta kenë me vaksinën Pfizer ose Moderna e në një afat kohor nga 8 në 12 javë nga marrja me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Në një notë publike e përmes avokatëve të saj, Shoqata Kombëtare për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit ka informuar për një aksion kolektiv dëmshpërblimi për të gjithë ata qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Ata kërkojnë 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej tyre për shkak të kaosit e panikut që ka shkaktuar ky vendim.

Sipas kësaj agjencie, të vaksinuarit me dozën e parë jetojnë me frikën e efekteve që ajo mund t’ju shkaktojë dëmi i dytë është se janë të detyruar të vaksinohen me një vaksinë ndryshe nga doza e parë antiCovid.

Marco Romadori, presidenti i Codacons, thotë se “ky aksion kolektiv, nuk është një fushatë no-vax, përkundrazi. Qytetarët kanë të drejtë të kenë qartësi e siguri në vaksinat që kryejnë. Ka një paqartësi totale.”

Në Itali ekziston një ligj i cili mbron të gjithë ata persona që pësojnë efekte kolaterale të përhershme pas vaksinimit. Por aksioni i ndërmarrë nga Shoqata në mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve, Codacons, i vjen në krah dhe të gjithë atyre personave që jetojnë me frikën e efekteve që mund t’ju shkaktoj vaksina apo se mund të sëmuren për shkak të saj.

Në faqen zyrtare të kësaj shoqate, cdo qytetar nën 60 vjeç e që ka marrë vaksinën AstraZeneca, mund të shkarkoj modulin e ta plotësoj denoncimin e tij me kërkesën e dëmshpërblimit deri në 10 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME