Categories Lajme

Të flesh me barkun bosh, 60-vjeçarja jeton e vetme, asnjë ndihmë nga shteti

Prej gati 3 vitesh Kadrie Zelia jeton e vetme, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë duke e lënë atë të vetme në mëshirë të fatit. “Burri ka 3 vite që ka vdekur.” Me sytë plot lot 60-vjeçarja tregon se me ikjen e bashkëshortit jetesa e saj u bë shumë e vështirë. “Më keq nuk ka ku të shkojë. Mallkoj veten time që të iki në atë botë. E kam shumë të vështirë, se vetëm nuk jetohet.” Tregon se nga pushteti vendor dhe nga qeveria nuk merr asnjë ndihmë. “Vetëm të ishte burri gjatë se një pension e merrja. Nuk marr asnjë ndihmë ekonomike.”

Mes lotëve shprehet se mbijeton me ndihmën e fëmijëve edhe pse dhe ato janë në gjendje të vështirë ekonomike. “Çunat më japi një kafshatë bukë, por edhe ata nuk kanë.” Shpesh herë shprehet se detyrohet të rrijë me barkun bosh.

“Unë po vuaj jashtë mase, me bark bosh, kur jam me diabet dhe ilaçe.” “Thirrja e kësaj nënë që është plot dhimbje, dhimbje që e tregojnë sytë e saj shkon për këdo. Sot ajo ka nevojë për një pjatë gjellë, por dhe veshje. “Të më ndihmojë shteti. Nuk kam as për të larë rrobat.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME