Categories Lajme

Të hënën nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët

Duke filluar nga dita e hënë, të gjithë pensionistët mund të tërheqin shpërblimet prej 5 mijë lekësh të reja që qeveria vendosi të japë në prag të festave të fundvitit.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado u shpreh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se shpërndarja e shpërblimeve do të bëhet sipas një kalendari të përcaktuar dhe Posta do të punojë me orar të zgjatur.

“Ditën e hënë në mëngjes nis procesi i shpërndarjes së shpërblimeve dhe të gjithë ata që kanë datën në këtë grafik, pavarësisht nga llojet e pensioneve, do ta marrin shpërblimin bashkë me pensionin. Dhe të gjithë ata, po themi ata që e kanë marrë pensionin ditën e hënë, 3 dhjetor do të lihet që të hënën pasdite të marrin shpërblimet, në varësi të grafikut të cilin do ta publikojmë”, – tha Hado për ATSH.

Ai argumentoi se në rastet kur pensionistë nuk do të duan ta tërheqin shpërblimin për arsye të ndryshme, nuk do të ketë asnjë penalitet, pasi mund ta tërheqin edhe në 2019. “Për ata që për arsye të ndryshme nuk e tërheqin shpërblimin, ose nuk paraqiten, shpërblimi do të vazhdojë t’i paguhet edhe gjatë 2019-ës”.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore sqaroi gjithashtu se të gjitha pikat e Postës do të punojnë më orar të zgjatur. “Duke filluar nga ora 8 e mëngjesit deri rreth mesditës, punonjësit e Postës do t’u shpërndajnë pensionin atyre që kanë ditën dhe pasdite do të shpërndajnë shpërblimin vetëm për ata persona që u ka kaluar data e marrjes së pensionit. Sigurisht, që do të punojmë me orar të zgjatur. Numri total i përfituesve është 650 mijë e 600 përfitues”, – përfundoi Hado./ata

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME