Categories Lajme

Të jetosh me djalin, 63-vjeçarja kujdeset për të birin me 170 mijë lekë nga shteti

Që prej vitit 2003, Lumturi Lipo jeton me djalin e saj që është diagnostikuar me skizofreni. Për Ora News ajo tregon jetesën e vështirë që bën dhe apelon për ndihmë në veshje dhe ushqime për të birin pasi 170 mijë lek që merr nga shteti janë të pamjaftueshme dhe për ilaçe.

Kjo 63 vjeçare prej vitesh kujdeset për djalin e saj i cili është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor. Lumturi Lipo tregon se jetesa e saj ka qenë tepër e vështirë,dhe që prej vitit 2003 kur gjendja e djalit u përkeqësua filluan dhe problemet për të.“Ka që në vitin 2003 që është diagnostikuar më skizofreni.” Tregon se nuk ka një jetë të qetë dhe me djalin nuk kanë një marrëdhënie të mirë,madje bashkëshorti i saj nuk flet të birit. “Është shumë e vështirë se ka mendjen dhe nuk kam përfituar as kujdestari. Më shanë, më ofendon, më bën magji më thotë.” Thotë se e ka shtruar në psikiatri por ka vendosur ta kuroj në shtëpi.

“E kam shtruar 8 herë dhe tani e mjekoj në shtëpi. Nën konsultë te mjeku.” E sëmurë së bashku me bashkëshortin të ardhurat që marrin nuk u mjaftojnë as për ilaçe. “Edhe burri është me ilaçe për hollim gjaku. Kemi halle, vetë jam e sëmurë.” Apeli i 63-vjeçares është që dikush ta ndihmojë në veshmbathje apo ushqime për djalin e saj pasi vet është ë pafuqishme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME