Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat lehtë ndaj euros ndërsa humbi pikë ndaj dollarit amerikan, paundit britanik dhe frangës zvicerane, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,32 lekë dhe këmbehet me 105,06 lekë. Ndërsa euroja këmbehet me 123,83 lekë ose 0,03 lekë më pak se ditën e enjte.
Paundi britanik dhe franga zvicerane u forcuan përkatësisht me 0,22 lekë dhe 0,14 lekë dhe këmbehen me 137,28 lekë dhe 115,25 lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë luhatjet në tregun valutor janë brenda parashikimeve të pritshme dhe ato reflektojnë ecurinë në bursat ndërkombëtare dhe kërkesë ofertën në tregun vendas.
