Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj pesë subjekteve që operojnë në zonën e Dhërmiut, në Bashkinë Himarë, për shkelje të legjislacionit mjedisor.

Sipas njoftimit të IKMT-së, pas denoncimeve të qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave kreu kontrolle në zonat ku zhvillohet aktiviteti i fraksionimit dhe përpunimit të inerteve të gurit. Gjatë inspektimeve u konstatua se subjektet nuk kishin respektuar kushtet e përcaktuara në lejet e lëshuara nga autoritetet mjedisore. Si pasojë, kompanitë “Gjikuria”, “Anchor Beton”, “Eral Construction Company” dhe” Beton Express 2018” u ndëshkuan me masa administrative, që përfshijnë pezullimin e aktivitetit dhe vendosjen e gjobave.

IKMT thekson se, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik, u bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojnë aktivitet në vijën bregdetare të respektojnë detyrimet ligjore për mbrojtjen e mjedisit. Institucioni nënvizon se do të vijojë kontrollet në terren dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të legjislacionit në fushën e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trupi i 53-vjeçarit gjendet në malin e Bulqizës, mister shkaqet e vdekjes!

Gjendet i pajetë në malin e Bulqizës, ekspertiza zbulon plagë plumbi në gjoksin e 53-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që po binte

Tragjedi në Itali, 61-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës, shtypet nga porta që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paketa fiskale/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Ndryshimet e propozuara në paketën fiskale për transferimin e taksës së qarkullimit nga karburantet te…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME