Categories Lajme

“Të largohen të paaftët nga administrata” -Rritja e pagave, Braçe: Të ketë reformë përpara se të shpërndahen paratë, mos të shpërdorohet buxheti i shtetit

Deputeti i PS, Erion Braçe nga Komisioni për Ekonominë dhe Financat tha se rritja e pagave për administratën duhet të bëhet në bazë të meritës dhe kualifikimeve.

Braçe tha se duhet të ketë një reformë në administratë për të kuptuar se kush i shërben interesit publik dhe se buxheti i shtetit mos të shkojë për të paaftit.

“Rrogat natyrisht janë vlerësim monetar i punësim nëse do ndërtojmë hierarki të vlerësimit nga puna, nuk mund të jetë hierarki karrigesh, as hierarki që buron nga karriera por që nis nga demokracia dhe vijon me institucionet, sa jemi në ekonomi tregu. Kjo hierarki duhet të ndryshojë, drejtësinë e kemi ngritur në hierarki pune. Kemi dashur që këtij vendi ti japim dimension që e ka pasur e kemi humbur dhe degraduar, ka vendosur disbalanca në shoqëri. Me vjen mirë që drejtësia do mbahet lart mbi parimet, të materializohet deri në fund.

Ka të bëjë me institucionet që e materializojnë, parlamenti zë vend të rëndësishëm mjer ai që e sheh parlamentin si një institucion për të vjedhur e grabitur dhe jo për ti shërbyer njerëzve.

Në kuvendin e Shqipërisë kanë hyrë njerëz që skanë lidhje me interesa publike, por prioritet kanë karrierën dhe interesat e tyre ekonomike. Kuvendi ka deputet që i bëjnë nder institucioneve dhe demokracisë, me punën e tyre.

Që të jesh deputet nuk është qokë që e bën filan bashki, thjesht kundrejt partisë por është nder jete sakohë që materializon atë që është qëllim kryesor. Kemi tepër njerëz në administratë publike nëse shohim eficencën e punës, kemi ndarë shqetësim se ky ushtrim shpesh herë është spontan dhe nuk ndiqet nga ata që zbatojnë buxhetin e shtetit dhe politika ekonomike dhe fiskale mos të zbatohet.

Për shkak të korruptimit që vjen nga administrata publike. Stimuli ka qenë i lartë, propozimi është që duhet të ridimisionohet administrata, pasi njerëzit nuk përgjigjen në kohë në punën që duhet të përballojnë. Nëse duam të kemi një administratë ku duhet të sundojë puna dhe merita, dhe vendi i punës të mbahet me rezultate pune.

Të tepërtit dhe të paaftët të dalin jashtë, të talentuarit të marrin atë që i takon.

Duhet të kemi vlerësim pune për atë çka bën. Reforma e pagave nuk duhet të degradojë në shpërndarje parash për njerëzit që nuk e meritojnë, duhet t’i shkojë pas një reformë e administratës. Nëse paraja duhet të shkojë në mënyrë të barabartë ku nuk ka rezultate, atëherë skemi berë asgjë. Pasi marrin para për shkak të karriges”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME