Categories Lajme

Të moshuarit mall për fëmijët: Na i sjellin ushqimin te dera (Video)

Ahmeti dhe Antoneta kanë 52 vite që jetojnë së bashku. Nga martesa e tyre lindën 3 fëmijë, të cilët sot, në mes të pandemisë janë bërë mbështetja kryesore. “Na kanë ndihmuar fëmijët” “Kjo situatë e vështirë është na ka marrë malli për nipat, mbesat, flasim në telefon me mall, por s’kem çfarë të bëjmë se kështu janë kushtet”

Janë mbyllur në shtëpi që prej 10 marsit, por thonë se përpiqen ta kalojnë qetësisht këtë periudhë. “Gatuajmë, pastrojmë dhe pastaj lexojmë ndonjë libër” Pjesa më e vështirë e ditës, është momenti kur fëmijët i lënë ushqimet te dera. “Mama të vij brenda, të lutem i them ne nuk kemi gjë. Nuk dua të vish brenda se nuk i dihet se çfarë ndodh”Ndërsa ky çift, nuk e mban mend kohën kur kanë nisur të jetojnë bashkë.

“Kemi 45 vite të martuar” Fati është treguar bujar me to, pasi në këto ditë nuk u ka munguar mbështetja e fëmijëve. “Na furnizojnë fëmijët” Distancimi fizik nga fëmijët, nipërit dhe mbesat, mbetet çast i vështirë. “Unë qaj, se e shikoj dhe qaj. Më ka marrë malli” Kjo ishte e shtuna e dytë që prej nisjes së shtetrrethimit, që të moshuarit u lejuan të dalin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, nga ora 5 deri në 11 të mesditës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME