Categories Showbiz

7 artistë nga bota performojnë “Bella Ciao”, mes tyre edhe një shqiptare (Video)

“Bella Ciao”, kënga e rezistencës, lirisë dhe simbolit të luftës partizane kundër fashizmit, është shndërruar në tingullin e një beteje të re, asaj me një armik të padukshëm. Shtatë artistë nga mbarë bota, përfshirë Shqipërinë, e përfaqësuar nga Irma Libohova kanë risjellë në një version origjinal “himnin” e paqes dhe solidaritetit.

Artistit italian Tommaso Primo iu bashkuan Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, braziliani Dewis Caldes, Georgios Strimpakos nga Greqia, Irma Libohova dhe Laye Ba nga Senegali. Vite të tëra histori e frymëzim- vargjet e “Bella Ciao” do të përqafoheshin nga projekte kinematografike, show, konkurse këndimi dhe protesta masive.

Ai që sot duket se po korr një sukses të madh, seriali “La casa de papel” nuk mund të cilësohet kurrsesi si trampolina e “Bella Ciao”, e cila përgjatë 75 viteve është risjellë në versione të ndryshme. Sigurisht, nuk mund të mohohet fakti se seriali i ka falur popullaritet këngës te brezat e rij, duke mundësuar edhe përfshirje në playlist-ën e bareve, kafeneve apo diskove.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME