Categories Lajme

Të tjera detaje nga ngjarja e Ilia Karelit

Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli, është shqiptari që në datën 27 mars 2014 humbi jetën në burgun grek, si pasojë e dhunës së ushtruar nga gardianët e burgut.

Sot shtatë vite më vonë detaje rrëqethëse dalin në dritë për mënyrën sesi dha shpirt i burgosuri shqiptar, Ilia Kareli. Mediet greke shkruajnë se ai u torturua nga zyrtarët e burgut ‘Nigrita’. Seanca e apelit, për zyrtarët e dënuar, u shty për në 29 shtator.

Të pandehurit thonë se shqiptari Kareli vdiq për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Ata thonë se ai pësoi një sulm ishemik, në zemër, por nuk ishte pasojë e torturave të gardianëve.

Në dosjen e çështjes thuhet se se rezultati i autopsisë zbuloi se Kareli kishte hemorragji në kokë dhe më shumë se 30 plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Po ashtu dëmtime kishin pësuar edhe arteriet koronare

Në dosje theksohet se Ilia Kareli vdiq si pasojë e sulmit ishemik të miokardit, por ajo që bie në sy është fakti se në dosje shkruhet se vdekja e tij ka qenë e papritur.

“Tortura që i është bërë të akuzuarit lidhet kronologjikisht me vdekjen e tij. Ajo i shkaktoi stres dhe dhimbje të fortë viktimës, e cila aktivizoi mekanizmin e sulmit ishemik. Vdekja e Karelit nuk është vetëm për shkak të ishemisë së miokardit, por edhe për shkak të lëndimeve”, theksohet gjithashtu në një pjesë tjetër të shkresës së çështjes.

Kujtojmë se pesë vite më parë, gjashtë nga burgosurit e akuzuar u dënuan me pesë vite burg, tre të tjerë deri në gjashtë vjet burg, dhe tre të tjerët, përfshirë gardianin dhe një truprojë, me shtatë vjet burg.

Koha e vdekjes, Ilia Kareli, 42-vjeç nuk arriti të jetojë më shumë se 7.5 orë në burgun “Nigrita”. Ai u transferua në këtë burg në orën 15.40 dhe u gjet i pajetë në orën 23.15. Por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndërruar jetë edhe më parë, pasi e çuan në qelinë e tij të rrahur në orën 18.38.

Autopsia që iu bë trupit të tij zbuloi se Kareli kishte marrë goditje të vazhdueshme në të gjithë trupin. Ndër torturat ishte hedhja e ujit shumë të ftohtë nga rojet e burgut në dhomën që njihet si “frigorifer” i burgjeve. Tortura vazhdoi dhe më pas u la në qeli i plagosur rëndë.

Ata ishin përqendruar në metodën e torturës “falangë” dhe në pjesën juridike të parlamentit u theksua se ishte një përdorim i metodave sistematike të trturës.

“Ata përdorën një gërshet të improvizuar me një çarçaf, i cili ishte konfiskuar në të kaluarën nga kontrollet në qelitë e të ndaluarve. Me këtë, ata shkaktuan goditje të shumta, në mënyrë metodike dhe të organizuar, në një zonë që nuk u filmua, padyshim sepse nuk do të ishte e mundur të hetohej më vonë se kush kryente veprime specifike”, thuhet në dosje.

Hakmarrja, Në dosjen prej 60 faqesh tortura nga ana e gardianëve i atribuohet hakmarrjes për shkak të humbjes së jetës të një kolegu të tyre ën burgun e Malandrinos. Në këtë burg kishte qëndruare më parë Kareli, para se të transferohej në burgun “Nigrita”. Raportohet e mediave greke thonë se ishte pikërisht Kareli që e kishte vrarë George Tsironi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME