Categories Lajme

Të tjera zhvillime në dosjen e shumëpërfolur të “Toyota Yaris”

Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën për liri për dy nga katër të arrestuarit në lidhje me 3.4 milionë eurot e gjetura në dy mjetet “Toyota” në Portin e Durrësit në 23 Qershor 2018. Në muajin e shtatë të hetimit ndaj tyre, të dyshuarit Edi Lika dhe Klevi Cani, iu drejtuan gjykatës me një kërkesë për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në burg” caktuar më herët ndaj tyre.

Pretendimi për zbutje të masës së sigurisë nuk ka rezultuar bindës për gjyqtaren Miliana Muça, e cila vendosi rrëzimin e kërkesës, si të pambështetur në ligj dhe në provë. Për të njëjtën çështje, po hetohen në masën e sigurisë “arrest në burg” edhe Arben Çeka e Alban Mollaymeri, ndërsa janë shpallur në kërkim kushërinjtë Elvis e Alfred Vladim të dyshuar si porositës të mjeteve “Toyota”.  Ata akuzohen për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe  “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME