Categories Lajme

Tensionet në veri, tre kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë: Në rast dështimi, do të ketë pasoja të rënda

Në përfundim të takimeve me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin se Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë me dije se ndërkombëtarët kanë 3 kërkesa të qarta.

Ai bën me dije se duhen zhvilluar zgjedhje të reja në veri të Kosovës, ku serbët duhet të marrin pjesë dhe të nis puna për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Borrell paralajmëron se nëse nuk plotësohen këto kërkesa, atëherë do të ketë pasoja të rënda.

“Kemi 3 kërkesa të qarta: – Zgjedhjet e reja lokale tani; Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës; Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në rast dështimi për ta bërë këtë, do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, shkruan Borrell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME