Categories Lajme

Tentuan t’i ikin karabinierëve, aksidentohen 4 hajdutë shqiptarë në Itali

Katër hajdutë shqiptarët rrezikuan jo vetëm karabinierët por edhe shoferët e tjerë, në përpjekje për t’u arratisur. Hajdutët të moshave nga 21, 26 dhe 40 vjeç, po udhëtonin me një automjet tip Opel Meriva (e vjedhur në Pistoia) në qytetin e Panzano e Greve në Chianti. Ata nuk iu përgjigjën thirrjes së policisë për të ndaluar duke ecur me shpejtësi në korsi të kundërt.

Karabinierët vazhduan ndjekjen e tyre në manovrën e rrezikshme, duke u detyryar të shmangin edhe makinat e tjera. Pas ndjekjes për disa minuta, makina e hajdutëve shqiptarë u përplas duke u aksidentuar, duke i lënë që të gjithë të plagosur.

Shtetasi me inicialet K.A, 22 vjeç u raportua se ka pësuar dëmtime në kokë dhe fraktura në pjesën e hundës, K.S., 21 vjeç, refuzoi çdo trajtim mjekësor; S.M., 26 vjeç, u raportua me plagë të shumta me thyerje të eshtrave të hundës, ndërsa  V.P., 40 vjeçar, iu nënshtrua një operacioni për thyerjen këmbës së majtë. Tre shqiptarët e plagosur përfunduan në burg, ndërsa i katërti është ende në spital. Në makinën e vjedhur ka pasur edhe materialet e grabitura nga shqiptarët në një shtëpi në zonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME