Categories Lajme

Tërheqja e bashkisë për teatrin, Koço Kokëdhima: Për shkak të presionit të artistëve

Pas lajmit të dhënë nga vetë bashkia e Tiranës se nuk kishte arritur marrëveshje me kompaninë për ndërtimin e teatrit kombëtar, reagoi dhe partia “Zgjidhja” e Koço Kokëdhimës. Ai e quan këtë jo një mos arritje marrëveshje, por zbydhje për shkak të presionit dhe qëndresës së artistëve dhe qytetarëve.

Koço Kokëdhima: Bashkia e Tiranës deklaroi sot se nuk ka arritur që të dakordësohet me palën private për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, gjoja sepse ‘Modeli financiar i propozuar nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor’.

‘Zgjidhja’ beson se zbythja e qeverisë dhe e bashkisë së Tiranës është mbi të gjitha rezultat i qëndresës së artistëve dhe qytetarëve. Ajo nisi që në shkurt 2018, u mbështet nga populli dhe çështja u ndërkombëtarizua te institucionet e huaja që i bënë presion qeverisë shqiptare që të tërhiqej nga shkatërrimi i shtëpisë së artistëve.

‘Zgjidhja’ falenderon artistët e skenës dhe të ekranit, shoqërinë civile dhe qytetarët për qëndresën shembullore ndaj një klani hajdutësh që donin të ndërtonin kullat e biznesit në tokën e tempullit të artistëve. Një falenderim shkon edhe për anëtarët e partisë ‘Zgjidhja’ që iu bashkuan protestës paqësore dhe qytetare të ‘Aleancës për Teatrin’. 

‘Zgjidhja’ nuk beson se teatri i ri do të nisë ndërtimin brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë, siç shprehet bashkia, aq më shumë nga qeveria e kryeministrit që kërkoi rrënimin e tij që në vitin 2000.  Një qeveri e re do t’u japë një skenë të re, dinjitoze dhe moderne, artistëve tanë të mrekullueshëm. Por sot, le të gëzohemi që Teatri Kombëtar fitoi, bashkë me shqiptarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME