Categories Lajme

Lajm i mirë nga Italia, shërohen dy pacientët e parë me koronavirus

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se dy pacientët e parë me koronavirus në Itali, janë shëruar plotësisht. Çifti kinez që ishin shtruar në spitalin Spallanzani të Romës pasi ishin prekur nga koronavirusi, janë shëruar. Ata ishin rastet e para të konstatuara me koronavirus në Itali, por nga dita e sotme rezultojnë negativë pas trajtimit në spital.

Lajmin e ka përcjellë këshilltari shëndetësor rajonal, Alessio D’Amato, i cili tha: “Gruaja kineze e cila ishte së bashku me burrin e saj, rasti i parë në Itali është negativ për COVID-19. Këtë mëngjes, gjatë një vizite në spital pashë se edhe burri i saj ishte në gjendje të shkëlqyeshme”.

“Dje, për herë të parë, testet për koronavirusin e ri ishin negative“, shpjegon buletini mjekësor të Spallanzani.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme ka bërë të ditur se në Maqedoninë e Veriut, është shënuar rasti i parë me koronavirus.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për një grua të ardhur nga Italia ditët e fundit. Ai shtoi se nuk ka nevojë për panik, dhe se po merren të gjitha masat e duhura.

Më herët u konfirmua edhe rasti i parë me koronavirus në Greqi. Një 38-vjeçare nga Selaniku, ka rezultuar pozitive në testin e virusit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME