Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter goditi Greqinë në orët e para të ditës së sotme. Mësohet se epiqendra ishte në ishullin Hydra në një thellësi 90 kilometra. Mediat greke raportojnë se lëkundjet u ndjenë deri në Athinë. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Categories
Lajme