Categories Lajme

Berisha: 4 arsye pse shqiptarët nuk e urrejnë grekun!

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me deklaratën e këtij të fundit lidhur me krizën në Kakavijë dhe qëndrimin ndaj shtetit grek. Berisha e cilëson krizën në Kakavijë më të thellën aktuale në Europë, duke bërë përgjegjës kreun e qeverisë Edi Rama. Ai thotë se lidhur me këtë krizë askush nuk e drejton gishtin nga shteti grek, duke udhëzuar qeverinë t’i krijojë kushte shqiptarëve që detyrohen të presin në radhë. Ish-kryeministri thotë se aksidenti që i mori jetën 10-vjeçarit u manipulua nga qeveria, e cila sipas tij fshehu përgjegjësit, ndërkohë që shton se Rama dhe Gonxhe fajësuar djalin se i preu rrugën ambulancës.

“Edvin, urrejtja e shqiptareve bie mbi ty! Askush perveç teje nuk po thote urreni grekun per krizen e Kakavise, por te gjithe thone urreni Edvinit qendrimin dhe vakancat e tij. Miq, pasi krijoi ne Kakavi krizen me te thelle humanitare aktuale ne Europe, Edvin Genjeshtra me nje retorike populiste perpiqet te nxjerre veten te pafajshem dhe djallezisht ti faturoje krizen e rende pales greke duke u shprehur mos e urreni grekun. Ne te vertet, perveç Edvinit dhe ndonje lekeu te tij, kesaj rradhe asnje shqiptar nuk po thote urreni grekun, por ne te kater anet po mallkojne e therrasin urreni Edvin Hajdutin dhe narkoqeverine e tij. Shqiptaret nuk po therrasin urreni grekun sepse ata e dine se: 1-rregullin per hyrjen ne Greqi qeveria greke e ka vendosur ne te gjitha pikat e tij kufitare madje edhe per shtetas te vendeve anetare te BE dhe e ka paralajmeruar me pare. Nje rregull te tille kane vendosur per njeri tjetrin edhe vende te tjera te BE.

2-Shqiptaret nuk po therrasin urreni grekun sepse pala greke, me nje njesi ambulante po teston per covid19 rreth 300 emigrante ne ore, pra aq sa testin Edvini ne mbare Shqiperine ne dite me ish kunaten e tij. Te gjithe po shprehin urrejtje ndaj Edvinint sepse ai ne vend qe te ngrinte disa njesi moblie testimi ne Jugun e vendit e te testonte falas se paku 2000 emigrante ne ore, nuk teston asnje prej tyre sepse testin covid19 e trajton me ishkunaten e tij si sekret shteteror.

3-Askush nuk po urren grekun por vetem Edvinin per krizen e tmerrshme humanitare ne Kakavije sepse ajo nuk nuk po zhvillohet ne territorin e vendit fqinj por ne territorin shqiptar ku njerezit po vuajne per dite e nete te tera per uje, buke, ilace etj Nuk u takon autoriteteve greke te menaxhojne nje krize humanitare ne territorin e Shqiperise por i takon Edvinit dhe narkoqeverise se tij te ngreje menjehere kampusin me çadra ne zone dhe te garantoje te gjitha furnizimet dhe sherbimet minimale jetike per 30-40 mije shqiptar qe perjetuan nje kalvar, te cilin kurre nuk do ta harrojne dhe qe mallkimet e tyre per Edvinin, qe per shkak te vakancave i braktisi ne menyren me kriminale, do ta ndjekin mbrapa ate gjithe jeten.
Ata me lot dhe pshertima dhe renkime e kane truar nga thellesite e shprtrave me neme dhe mallkime qe se bashku bejne sa Mali i Gjere.

4-Askush nuk po shpreh urrejtje dhe mallkimet per grekun por vetem per ty hipokrit, qe per te mbrojtur menderen tende ben sikur po e shfajeson grekun per nje faj qe nuk e ka. Po miq, te gjithe e urrejne Edvinin dhe po shfryjne urrejtje ndaj tij sepse ai ne vend te trajtimit te krizes humanitare leshoi mbi emigrantet tane me femije, gra, te semure etj, mafien e tij te trafikanteve, spekullanteve, seksereve per tu pasuruar ne kurriz te qytetareve te braktisur nga narkoshteti i Edvinit. Se fundi, Edvini me cinizem ekstrem perpiqet te manipuloje edhe me jeten e 10 vjeçarit.

Duke shprehur edhe nje here ngushellimet dhe dhimbjen time familjes te engjullit te ndjere, me duhet ti them Edvinit se ke marre mbi vete urrejtje dhe mallkime qe nuk do te ndahen gjithe jeten. Kjo sepse femija i ndjere u shtyp nga nje mjet qe udhetonte me shpjetesi sketerre kurse ai me narkohorrat e tij me uniforme nisi manipulimin se per ate aksident sapo nderroi jete viktima. Narkopolicia, per te justifikuar shpejtesine kriminale mashtrou duke u thene shqiptareve se autoambulanca po transportonte nje grua te semure nderkohe qe mediat me dishmitare faktuan se makina ajo ishte bosh. Perveç kesaj, Edvini vet se bashku Gonxhen e tij, ne vend te ndjeses publike akuzuan femijen se ai i preu rrugen makines duke justifikuar si avoketer shoferin per shpejtesine e tij kriminale dhe lare duart per krimin qe tronditi dheun’, shkruan Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe varënsira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, si do ndryshojnë temperaturat sot Ditën e sotme vendi ynë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME