Categories Lajme

Tërmeti 4,7 ballë, kreu i bashkisë Klos: Dyshohet për dëme në 22 banesa, objektet shtetërore s’janë prekur

Një tërmet i fortë ka shkundur mbrëmjen e djeshme Klosin, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera.

Tërmeti 4.7 ballë ka qenë me epiqendër në Klos, aty ku dhe raportohet për disa dëme në banesa. Kreu i kësaj bashkie, Ilmi Hoxha, në një lidhje live me studion e lajmeve në Neës24, bëri me dje se deri më tani janë bërë 22 kërkesa për verifikim të banesave që kanë pësuar dëmtime.

Në përgjithësi ai tha se situata është aktualisht e qetë, ndërsa grupet e emergjencës ndodhen në terren.

“Situata deri tani vijon të jetë me 22 kërkesa për verifikim në banesa familjarësh, në objekte shtetërore për momentin nuk kemi asnjë kërkesë. Situata në tërësi është e qetëm nuk ka problematika të mëdha. Grupet e punës gjatë natës kanë qenë në terren. Kryesisht dëmet janë plasaritje muresh, rënie tavanesh, oxhaqesh. Deri në këtë moment kemi 22 kërkesa për verifikim objektesh”, u shpreh ai.

Ndërkohë lidhur me rastin e një familje e cila është rikthyer në banesën e dëmtuar nga tërmeti i 2019 dhe të shpallur të pabanueshme, ai u shpreh se familjet që kanë pasur dëme nga lëkundjet e këtij viti janë kompensuar me para ose me bonus qiraje.

“Jam në dijeni të problematikës që ka ndodhur me tërmetin e 2019, sikurse parashikohet në aktet ligjore, nga strukturat e bashkisë janë bërë të gjitha dokumentacionet sa i përket familjeve që kanë pasur problematikë me tërmetin. Familjarët e bashkisë Klos kanë tërhequr në numrin e llogarisë së tyre të gjithë vlerën e shkaktuar nga këto tërmete. Në ato banesa nuk duhet të jetonin dhe janë trajtuar me bonus qiraje. Vendosja e çadrave është bërë në kohën e emergjencës, në momentin kur ka ndodhur problematika.

Nëse janë kthyer në banesat që janë shpallur të pabanueshme, kanë marrë përsipër përgjegjësinë, por kjo nuk do të thotë që nuk duhen asistuar nga ne”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME