Lajme

Tërmeti, mblidhet në Klos Shtabi i Emergjencave, raportohen dëmet e para

Paraditen e së hënës, Shtabi i Emergjencave u mblodh në Klos, pas tërmetit të së dielës.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua 14 kilometra në juglindje të Burrelit dhe 23 kilometra në verilindje të Tiranës. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti u raportua me magnitudë 5,24, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7.

Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 4,1.

Deri tani, raportohet për dëmtime të lehta dhe pa pasoja. Ka 8 ankesa në njësinë Xibër, 2 në njësinë Gur dhe 12 në Klos.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close