Lajme

Tërmeti në Turqi/ Politikani i partisë së Erdogan gjendet i pajetë mes rrënojave

Mbi 5 mijë të vdekur dhe mijëra të plagosur janë regjistruar deri më tani në Turqi dhe Siri pas tërmetit shkatërrimtar të mëngjesit të ditës së djeshme. Numri i viktimave pritet të rritet në ditët në vijim, pasi shumë persona ndodhen ende nën rrënoja.Sipas mediave të huaja, në mesin e mijëra njerëzve të vrarë nga tërmeti është edhe një politikan turk.

Bëhet fjalë për Yakup Tas, 63 vjeç, një anëtar i partisë në pushtet të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili u gjet mes rrënojave të shtëpisë së tij në qytetin Adiyaman, raportuan mediat shtetërore. Agjencia Anadolu tha se bashkëshortja, vëllai, kunata dhe dy nipërit e tij kanë vdekur gjithashtu.

Ministria e Jashtme e Austrisë tha se dy nga shtetasit e saj ishin gjithashtu në mesin e të vrarëve dhe se trupat e tyre ishin nxjerrë nga provinca Kahramanmaras e Turqisë. Një shtetas danez raportohet i zhdukur, i tha Ministria e Jashtme e Danimarkës transmetuesit DR. Gjithashtu më herët gjatë ditës së sotme, u raportua se tre shtetas britanikë janë zhdukur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close