Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi përmes një mesazhi ka shprehur sot ngushëllime për familjet e viktimave nga tërmeti në Turqi, për popullin turk dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan.
Ruçi shprehu ngushëllime për popullin turk dhe presidentin Erdogan shpreh dhimbje dhe solidaritet.
“Ngushëllojmë dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk dhe familjet e viktimave. Mbështetje, kurajo e shërim të shpejtë të lënduarve. Mbështetje e solidaritet Presidentit Erdogan. Goditjet e natyrës përballohen bashkarisht”, shprehet Ruçi.
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazıg të Turqisë numri i të vdekurve është rritur në 21 persona ndërsa 1 030 të tjerë janë të plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).