Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme lidhur me tërmetin e fuqishëm në provincën lindore Elazıg.
“Ekipet përkatëse po marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e jetës së qytetarëve tanë dhe për të kapërcyer me sa më pak humbje tërmetin në Elazıg i cili u ndje edhe në shumë provinca të tjera”, tha Erdogan në një postim në Twiter.
“Si presidenti i Turqisë, dëshiroj të jeni në dijeni se po ndjekim nga afër punimet. Ndodhemi pranë popullit tonë me të gjithë organizatat dhe institucionet tona, kryesisht AFAD dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke”, shtoi presidenti turk.
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi provincën Elazıg në Turqinë Lindore.
