Categories Lajme

Thirrja e dhimbshme e dy jetimeve: Do na bjerë tavani në kokë (VIDEO)

Prej dy vitesh jeta për Elsën dhe dy vajzat e saj është kthyer përmbys. Pasi kryefamiljari ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë, ato janë krejt të vetme. Ndërsa Elsa, sot vazhdon të të jetë në vështirësi për të paguar borxhet e marra për trajtimin e bashkëshortit. Njëkohësisht të sigurojë vaktet për dy vajzat e vogla.

“3 vjet nëpër spitale, që vetë e di se çfarë kam hequr. Punoja dhe i lija gocat pa ngrënë, se thosha do babi lekë për spitale, për ilaçet. Ose blija ndonjë gjë për të ngrënë dhe i thosha gocave që të hajë babi, sepse e dija që do të ikte.”

Edhe pse me shëndet të rënduar, sërish Elsa punon. Çdo ditë zgjohet herët për të pastruar rrugët e qytetit, me shpresë se nesër do të jetë më mirë. “Unë zvarrë do tërhiqem për këto dhe nuk do t’i lë pa shkollë, do t’i rris.”

Amaneti i fundit i kryefamiljarit, ishte që dy vajzat e tij të kishin nje ditë të lumtur e një çati të sigurt. Ndërsa Gerta dhe Jona, të vetmen forcë e gjejnë në fotografitë e të atit, të vendosura në muret e rrënuar të shtëpisë. Banesa ku ato jetojnë është në situatë kritike, e rrezikon të shembet.

“Muret janë shumë të ftohta, në dimër është shumë keq. As soba nuk punon. Qajnë çdo ditë, thonë o mami do na bjerë tavani në kokë. Është me kallëma, nuk kanë asnjë lloj sigurie.”

Veç dhimbjes së madhe që dy vajzat jetime vazhdojnë të kenë, jeta e tyre nuk është e sigurt, prej kushteve të rrezikshme ku jetojnë. Por, të gjithë ne mund t’i shpëtojmë nga mjerimi, ndaj është e domosdoshme ndihma e gjithësecilit prej jush. Bamirësia nuk të varfëron! Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME