Categories Lajme

Rikthehen vizat. Nga një janari procedura të reja për shqiptarët që hyjnë në BE

Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen sistemin e vizave. Ky program i quajtur sistemi i autorizimi dhe informacionit elektronik të udhëtareve ka për qëllim filtrimin e të gjithë atyre që udhëtojnë, për të ruajtur kufijtë e Bashkimit Europian.

Programi i quajtur Etias, do të vihet në zbatim pas katër vitesh që u desh të zhvillohej dhe prek 60 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe shtetet e bashkuara të Amerikës. Ky sistem i ri konstiston në faktin që qytetarët e këtyre 60 vende, do të duhet të plotësojnë një formular online, që merr vetëm 15 minuta kohë, nëpërmjet një smartphoni, kompjuteri ose tableti.

Në këtë formular, udhëtarët do të duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre, ku përfshihen të dhënat për shëndetin dhe sigurinë, si psh të dhënat për rekordet kriminale. Sistemi ETIAS, kërkon që të gjitha informacionet të jetë në besueshme, pasi çdo e dhënë në formular do të kontrollohet bazuar në të dhënat e databazës së bashkimit europian, siç është Interpoli apo Europoli. Në të kundërt, aplikimi do të refuzohet dhe udhëtarët do të duhet që të riaplikojnë duke dhënë të dhënat e tyre të sakta.

Megjithatë, të gjithë udhëtarët, nga këto 60 vende, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të duhet që në fund të aplikimit të tyre të paguajnë një tarfië, nëpërmjet një karte krediti ose debiti. Pas miratimit të autorizimit, sistemi kërkon që udhëtarët të kenë një kopje të formularit të miratuar, që më pas do të paraqitet pranë zyrave të emigracionit të vendeve Shengen.

Programi ETIAS, sqaron se ky autorizim është vetëm për qëllime biznesi dhe turizmi dhe nuk përshin udhëtimet për qëllime punësimi, pasi për këtë të fundit, udhëtarët do të duhet të aplikojnë për një tjetër vizë. Procesi i marrjes së një autorizimi të tillë për të udhëtuar ne zonën Shengen merr deri në 72 orë kohë, ne raste të vonesave apo pushimeve zyrtare. Etias, do të jetë e vlefshme për tre vite, ku mbajtësi i saj do të mund të qëndrojë në vendet Shengen 90 ditë, brenda një periudhe prej 6 muajsh. Njoftimi zyrtar i institucioneve të BE për regjimin e vizave për Shqipërinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME