Categories Lajme

Tirana në mëshirë të fatit, pas tërmetit banorët pa asnjë ndihmë

Pallati 159 në Kombinat ishte një nga shumë godinat në këtë zonë që u dëmtuan rëndë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Grupet e inspektimit e shpallën atë të pabanueshëm, por kjo nuk ka penguar disa familje të këtij pallati që të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre dhe të jetojnë ccdo ditë me shpresën se toka nuk do të lëkundet sërish nga një tërmet tjetër.
Bonusi i pamjaftueshëm i qirasë dhe mungesa e një zgjidhje alternative nga Bashkia e Tiranës i ka detyruar banorët që të mos lëvizin nga ky pallat. Ata ankohen se bashkia i ka harruar dhe se nuk kanë asnjë mudnësi strehimi tjetër, ndaj dhe janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara. Merushe Voci tregon për “Ora News” se që prej 26 nëntorit nuk ka lëvizur nga shtëpia pasi sipas saj me bonusin e qirasë prej 1 mijë e 800 lekësh nuk gjen shtëpi me qira.

“S’kam gjetur shtëpi. Ku të gjej shtëpi? Shtëpitë janë shumë të shtrenjta. Neve nuk ja dalim dot me aq bonus sa marrim. Pensionet i kemi shumë të vogla që t’i plotësojmë diçka”.  Madje 83 vjeçarja tregon se bashkia u ka dhënë vetëm muajin e parë bonusin dhe ankohet se me pensionin e saj nuk mund të marrë shtëpi me qira, pasi sipas saj ai nuk i del as për ilaçe dhe për tu ushqyer.

“Po ku të vemi mo nëne ku të vemi? Ça po na bëjnë? Llafe plot. Llafe ka plot, por nuk po shikojmë gjë. Pensionet i kemi shumë të vogla. Aty paguajmë qiranë, aty paguajmë dritat, aty ujin, aty të gjitha. S’na ngelet as çereku për të jetuar”. Po në këtë pallat jeton edhe familja Lapi. Kryefamiljarja tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe nga institucionet e tjera shtetërore.

“Edhe ato që janë ndihma gjasme, që u dhanë aty unë nuk i kam marrë akoma. Këto ushqimet, gjërat çfarë dhanë. Të na japin një lloj drejtimi se çfarë do të bëjmë. Se po nuk na dhanë dhe bonusin na rrofte ne pastaj që të dalim jashtë. Me çfarë do të hamë. Do të paguajmë dritat apo të gjitha këto”. Edhe pse frika për të jetuar brenda këtij pallati është e madhe banorët theksojnë se jeta e tyre tashmë është vetëm në dorë të Zotit që të mos i sjellë një tjetër tërmet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Maj 2024

Dashi Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Polici i Himarës përndoqi dhe përplasi të dashurën kolege! Dikur u pezulluan nga detyra pasi u kapën duke u puthur në makinë

Agjencia e Mbikëqyrjes policore ka shpallur në kërkim punonjësin e policisë së Himarës, pas dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtohet skena e vrasjes së Roan Brahimit, autorët i ‘rezervuan’ edhe vendin e parkimit (Video)

Autorët e vrasjes së Roan Brahimit mbrëmjen e djeshme në Athinë, i kishin rezervuar viktimës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Brenda skemës së trafikimit të egjiptianëve, zbulohet koka e grupit që luan me miliona euro në vit

Tre javë më parë publikuam historinë e përfshirjes së punonjësve të emigracionit, në një linjë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe shi, parashikimi i motit për sot

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht…

LEXO ME SHUME