Në orët e para të mëngjesit të sotëm një fabrikë në rrugën “Konferenca e Pezës” është përfshirë nga flakët. Sipas njoftimit zyrtar, ka vetëm dëme materiale. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e ngjarjes.
“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 31.08.2021, rreth orës 04:50, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka rënë zjarr në ambientet e një fabrike, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies të zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.