Categories Lajme

Tiranë/Sekuestrohen 1 kg e 52 gramë kokainë, vihen në pranga 3 shtetas

Tiranë/Sekuestrohen 1 kg e 52 gramë kokainë, vihen në pranga 3 shtetas.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Three stars”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.

Sekuestrohen 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Three stars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. D., 30 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, banues në Shijak; G. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Vangjush Furrxhi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin G. M. dhe pasagjerë shtetasit A. D. dhe R. D. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 52 gramë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME