Categories Lajme

Tjetër humbje jete nga bluzat e bardha për shkak të Covid-19, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare mjeku nga Lushnja

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme se 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Mes qytetarëve që kanë ndërruar jetë janë edhe dy persona nga bluzat e bardha.

Bëhet me dije se mjeku Muharrem Xhepexhiu nga Lushnja ka humbur betejën me COVID19. 64-vjeçari Xhepexhiu është një nga 7 viktimat e raportuara ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se po sot ndërroi jetë 50-vjeçarja Majlinda Ilirjani, e cila punonte si mami në spitalin e Elbasanit, me një eksperiencë 30-vjeçare në këtë profesion.

Sakaq bëhet me dije se nga 1278 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 284 persona, ndërkohë që numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur shifrën 285. Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 103 persona nga Covid-19. Në vendin tonë aktualisht janë 8434 raste aktive më Covid-19, ndërkohë që në total kanë ndërruar jetë 487 persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME