Categories Teknologji

Shpëtoni nga ‘dhimbjet e kokës’/ Opsioni i ri në Whatsapp jep “zgjidhjen” për bisedat e bezdisshme

Tashmë me opsionin e ri të Whatsapp, nuk do të ketë më njoftime nga bisedat e grupeve ku jemi kyçur dhe që nuk na interesojnë. Me këtë opsion të ri, Whatsapp i ka shpëtuar të gjithë nga bezdisjet dhe “dhimbjet e kokës”.

Whatsapp ka vendosur të mbyllë bisedat e padëshiruara përgjithmonë, duke prezantuar një mundësi të re për të liruar përdoruesit nga trillet e padobishme të smartphonëve.

Pra nuk do të ketë më biseda grupesh që nuk na interesojnë, por nga të cilat do të ishte problematike ose të paktën e vrazhdë të largohesh, as nga ai i njohur që mbush kontaktet e tij me foto dhe video pak a shumë qesharake.

Deri më sot nëse do dëshironit të heshtni një bisedë, mund të zgjidhni kohëzgjatjen midis tre opsioneve: heshtni atë për tetë orë , për një javë ose për një vit. Në orët e kaluara, megjithatë, WhatsApp ka postuar në Twitter një imazh që tregon një ndryshim në opsionin e tretë: në vend të “një viti”, ekziston opsioni “përgjithmonë”.

Ndërhyrja bëhet për një afat të  pacaktuar. Përdoruesi, siç është tashmë rasti, megjithatë mund ta rimendojë atë, dhe në çdo kohë mund të riaktivizojë njoftimet e bisedës së heshtur.

Risia me sa duket është në fazën e shpërndarjes dhe do të arrijë në dispozicion të përdoruesve me azhurnimet e radhës të aplikacionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME