Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave në Velipojë, pista kryesore e vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka

Konfliktet që janë krijuar për shkak të ushtrimit të detyrës së kyetarit të komunës së Velipojës, janë pista kryesore ku policia dhe prokuroria e Shkodrës, po hetojnë për zbardhjen e vrasjes së ish-funksionarit të shtetit, Pashko Ujka.

grupi i hetimit beson se Ujka është ekzekutuar për shkak të detyrës që ai ka mbajtur si kryetar i Komunës së Velipojës, zonë kjo që shpesh herë ka pasur mjaft probleme me pronat dhe ndërtimin e pallateve.

“Po hetohen të gjitha pistat e mundshme, si konfliktet e të birit, Emenuelit, ashtu dhe funksioni që ka pasur viktima më parë dhe konfliktet e tij! Për momentin nuk ka të dhëna për më shumë se një autor”.

Burime pranë policisë së Shkodrës, thanë se Ujka dispononte një pallat në zonën e Velipojës, ku pjesërisht e ka shitur dhe pjesërisht e menaxhonte vetë.

Ndërsa gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i komunës Velipojë, Ujka dhe vartësit e tij kanë qënë në hetim nga prokuroria e Shkodrës, për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Kjo pasi nga zyrtarët të komunës së Velipojës, janë ndarë dhjetëra Akte të Marjes së Tokës në Pronësi (AMTP), dokumenta këto të falsifikuara por që shërbenin për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Velipojës.

Madje Ujka, gjatë periudhës kur prokuroria e Shkodrës, hetonte çështjen e tjetërsimit të pronave, ai është paraqitur në prokurori si dëshmitar.

Pista e detyrës që lidhet me skandalin e tjetërsimit të pronave është një nga versionet kryesore që aktualisht po hetojnë oficerët e grupit të hetimit.

Ndërsa për zbardhjen dhe kapjen e autorit që ekzekutoi me një plumb të vetëm Pashko Ujkën, shumë pak të dhëna janë administruar në dosje.

Mbrëmjen e 29 nentorit 2021 para se të vritej Ujka, ishte duke bërë ecjen e mbrëmjes së bashku me gruan e tij, Natalinë, dhe vëllain e tij, Gjekën.

Shetitja e fundit

Burime policore thanë, se ish-deputeti i PDK-së, Pashko Ujka,kohët e fundit vuante nga sëmundja e parkisonit.

Për shkak të kësaj situate shëndetësore, gjatë ecjes së mbrëmjes me gruan dhe vëllain, ai kishte mbetur disa metra larg tyre.Kur papritur dhe pa u vënë re nga askush një person i ri, i pamaskuar, është afruar pranë tij, duke e qëlluar me një plumb të vetëm nga pas shpine, duke i shkaktuar vdekjen ish-zyrtarit të shtetit.

Vëlla dhe gruaja e viktimës, që ndodheshin disa metra më përpara tij, kanë parë vetëm siluetën e një djaloshi në ikje e sipër, që largohet me vrap, por jo të dallojnë tiparet identifikuese të tij.

Kjo pasi siç ka treguar në polici Natalia dhe vëllai i Pashkut, Gjeku, ata u tronditën shumë dhe u përqëndruan tek, Pashko, i cili po vdiste në duart e tyre.

64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore.

Autori ka përdorur një armë me silenciator, duke e qëlluar gati me puthitje në trup, Pashko Ujkën.

Lidhur me ngjarjen në pyetje janë marë gruaja dhe vëllai i viktimës, por për shkak të tronditjes së thellë edhe vetë ata nuk kanë mundur të identifikojnë autorin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME