Categories Lajme

Tmerri që kaluan dy prindërit mësues, djali i droguar i rrahu dhe i kërcënoi për para

“Ka pesë vjet që djali jonë ka sjellje aspak normale në raport me mua, nënën e tij dhe me çdo pjesëtar tjetër të familjes.”

Ankesa e radhës e një burri është për djalin e droguar për të cilit është lutur që t’ja arrestojnë. Por kur ditën që shkoi në polici nuk u pa asnjë rrethanë dhune, e kundërta ndodhi pasi ai tregoi mesazhet e shumta të të afërmeve.

“Më kanë ndihmuar të gjithë, prokuroria, policia bashkia për rehabilitimin e tij, por agresiviteti i tij vazhdon me veprime të paligjshme ndaj nesh. Na detyron që t’i japim para pa na dhënë arsye se përse i nevojiten”, – ankohet babai i 20-vjeçarit.

Në një rast i riu, sipas skedës së tij rezulton i arretsuar për dhunë dhe i burgosur për këtë vepër penale dhe nga vendimet e gjykatës shfaqet edhe dëshmia e tij si një person i penduar dhe që do i përkushtohej prindërve.

“Një ditë erdhi në shtëpinë tonë shoku i djalit. Kishte një telefon në dorë dhe na kërkoi 100 mijë lekë dhe e kuptuam që i kishte marrë borxh. Në darkë djali erdhi në shtëpi dhe la një letër që shkruante: “më lini 60 mijë lekë të vjetra mbi tavolinë.”

Babai thotë se pasi u konsultua me gruan vendosën t’i thoshin “Jo” fëmijës së tyre.

“Në mëngjes nuk lamë asnjë letër mbi tavolinë dhe ikëm në punë. Djali erdhi aty ku ne punojmë dhe nën presion i kërkoi 60 mijë lekë të ëmës. Na tha se nëse nuk i jepnim paratë do na rrihte përpara nxënësve. Në këto kushte u detyruam t’i japim paratë për të shmangur konfliktin”.

Pa zgjatur shumë ditë kërkesa është përsëritur sërish. Ata duke qenë se ishin vetëm në banesë kanë refuzuar. Por në një nga ditët kur janë kthyer në shtëpi u përballën me një suprizë të pakëndëshme.

“Djali që ishte brenda kishte thyer sende e orendi dhe na kërkoi 150 mijë mijë lekë me arsyen se donte të largohej nga shtëpia. Në kushtet kur refuzova t’i jap lekët, ai më goditi me shkelma dhe grushta në sy të nënës. Në këto rrethana u detyrova t’i jap 150 mijë lekë dhe ai na tha që nuk do vinte më në shtëpi.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME