Categories Lajme

Tomini: Në gusht do të kemi pikun e delta-s në Shqipëri

Sezoni turistik është shoqëruar edhe me një lehtësim të masave, por edhe me një ulje të vigjilencës së qytetarëve ndaj rrezikut të COVID-, por ekspertët ngrenë alarmin për një rritje të ndërgjegjësimit. Kjo sepse, sipas zv.ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini në mesin e muajit gusht në masën 90% do të dominojnë qarkullimi i variantit Delta, në të gjithë botën, e për pasojë edhe në vendin tonë.“Piku i qarkullimit, në të gjithë botën, përkon me mesin e gushtit dhe parashikohet që varianti Delta të dominojnë në 90%, duke qenë se jemi në alert të plotë na nevojitet dhe vijueshmëria e ndërgjegjësimit të popullatës”, tha Tomini.

Në intervistën me gazetaren e Report Tv,  Tomini tha se nuk është e nevojshme në këtë fazë të virusit që qytetarët të bëjnë një dozë të tretë të vaksinës. Ajo ka argumentuar se duhet që mbulesa vaksinale e qytetarëve me dy doza të vaksinës duhet të jetë sa më e madhe që të reflektohet edhe në imunizim e popullsisë. “Rritje të mbulesës vaksinale se vetëm këtë mënyrë i japim mundësi virusit që të mos shumohet. Grupi i ekspertëve e ka vlerësuar dhe po e vlerëson , ne nuk kemi një rekomandim për një dozë të tretë”, tha Tomini.

Vaksinimi masiv po vijon nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet, në pikat e përqëndruara te vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore. Prej fillimit të këtij procesi janë kryer në total 1,168,308 doza të vaksinës ndaj COVID19. 512,625 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Ndërkohë deri tani në vendin tonë kanë mbërritur 1,699,410 vaksina antiCOVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME