Categories Lajme

Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e arrestit për nëntë zyrtarët

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masat për 9 zyrtarët e arrestuar për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë. Shkalla e parë kishte dhënë arrest me burg për 9 zyrtarë dhe arrest shtëpie vetem për Anisa Bogdanin. Zyrtarët e arrestuar janë të përfshirë në tenderin për uniformat e Policisë me vlerë 25 milion euro. Të akuzuar janë ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme bashkë me vartës të tjerë që dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme kompaninë fituese.

VENDIMI NGA APELI I GJKKO: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,
Vendosi: Miratimin e vendimit nr. 48, datë 07.07.2021 dhe vendimit nr. 56, datë 1.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim EN, FÇ, AB, AO, K.H, KB, FD, MB, GM.

ARREST ME BURG: Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara,Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

ARREST SHTEPIE

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME