Categories Lajme

Topalli: Studentët protestojnë kundër oligarkëve dhe tradhtisë së opozitës

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i konsideron studentët protestues si kujdestarët e kombit dhe një dritë shprese për vendit.

Sipas saj, në thelb të protestës së tyre qëndron varfëria dhe pamundësisë për të jetuar në këtë vend.

Reagimi i plotë i Topallit:

Studentet- kujdestaret e kombit.

Sot studentet po i japin nje drite shprese Vendit te tyre.

Ata sot po protestojne kundra tarifave, por ne thelb Protesta e tyre eshte kundra varferise se shumefishuar, kundra pamundesise per te jetuar nje jete sic e enderron cdo i ri; ata sot protestojne kundra papunesise te prinderve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjysherve te tyre; protestojne kundra padrejtesise, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit qe ka kap cdo qelize te ketij shteti; ata protestojne kundra krimit e pasigurise; protestojne ne fakt kundra qeverise dhe oligarkeve; kundra tradhetise se opozites dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithe atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozite.

Ata sot protestojne kundra nje sistemi te kalbur qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe studentet e 8 Dhjetorit kerkuan 3 dekada me pare.

Ata sot po i japin shprese famijeve te tyre , shtepise se tyre, vendit te tyre te dashur.

Ata po thojne : duam te jetojme ketu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjere , vellezer e motra te tyre qe iken nga deshperimi.

Bravooo studenta!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME