Categories Lajme

Trageti me mbetje të rrezikshme amianti, lihen në burg 3 nga të arrestuarit. Protestojnë familjarët, njërit i bie të fikët (Video)

Lihen në burg 3 nga 6 të arrestuarit për ngarkesën me lëndë të rrezikshme në tragetin e mbërritur nga Brindizi që u bllokua në portin e Vlorës.

Në seancën për masën e sigurisë gjyqtarja Arbana Selmanaj vendosi arrest shtëpie për kapitenin e tragetit Festim Tafa dhe administratoren e kompanisë së pastrimit Delfin 1 Elisabeta Cuna. Ndërkohë për Agron Gratën, drejtori operativ i agjencisë EuroFerra, vendosi detyrim paraqitje.

Vendimi i gjyqtares u prit me protesta nga familjarët e pranishëm në sallën e gjyqit, njërit prej tyre i ra të fikët.

“Po dënohet djali i pafajshëm që nuk ka bërë asgjë. Po kapen me sasi të mëdha droge. Pse të dënohet djali? Turp, turp! Fatkeqësi e madhe” deklaroi një zonjë.

“Na hoqën bukën e gojës, janë të pafajshëm të gjithë” u shpreh pronarja e pikës së grumbullimit të mbetjeve në Vlorë.

Mbi të gjashtë rëndon e njëjta akuzë ajo e parashikuar në nenin 171 të kondit të procedurës penale: Krime në fushën e doganave, kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara(Ndryshuar me ligjin nr. 135/2015, datë 5.12.2015) si dhe neni 25 , veprës penale të kryer në bashkepunim.

Importimi, eksportimi ose tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.

Akuza e përfaqësuar nga Arjan Xhaferri, kishte kërkuar “arrest me burg” për të gjashte të akuzuarit.

Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit ”St.Damian”- arrest me burg me afat 2 mujor

Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit–  arrest me burg me afat 2 mujor

Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra (personi i autorizuar për tregtimin e biletave)-detyrim paraqitje

Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit- arrest në shtëpi për shkak të moshës

Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1-arrest në shtëpi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore

Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi” –arrest me burg me afat 2 mujor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME