Categories Lajme

“Tragjedi në Pakistan” Ortekët e borës varrosin shtëpitë, 71 viktima (FOTO)

“71 të vdekur dhe shumë të plagosur”, ky është bilanci tragjik pas rënies së disa ortekëve në Pakistan, në luginën Neelum, në afërsi të Kashmirit, ditën e djeshme. Sipas autoriteteve vendase lugina në fillim është përfshirë nga reshjet intensive të dëborës dhe më pas nga ortekë bore, të cilat kanë varrosur shumë shtëpi.

Shumica e viktimave kanë qenë nëpër shtëpitë e tyre. Bora intensive i ka gjetur të papërgatitur për goditjen fatale, ortekët. Ata e kanë pasur të pamundur të largohen nga banesat, shkruan Cnn, përcjell Tirana Today.

Autoritetet vendase janë vënë në lëvizje dhe kanë arritur që të transportojnë një pjesë të të plagosurve me helikopter në spitalin më të afërt në Muzaffarabad.

Sipas CNN deri tani janë të paktën 71 të vdekur dhe 53 të plagosur. Pritet që në ditët në vijim të rritet numra i viktimave, pasi ende shumë banorë janë nën dëborë.

Kryeministri Pakistanez Imran Khan tha se ka vënë në lëvizje ushtrinë dhe forcat e kërkim-shpëtimit dhe çdo agjenci tjetër në dispozicion për të shpëtuar banorët.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME