Categories Lajme

Tentoi të kontrabandonte 200 akrepa të gjallë, turisti kinez përfundon në burg

Një turist kinezë ka përfunduar në pranga, pas përpjekjes për të nxjerrë jashtë Sri Lankës 200 akrepa. Sipas autoriteteve vendase, policia sekuestroi 200 akrepa, të cilat kinezi u përpoq t’i kalonte nëpërmjet aeroportit të vendit Colombo Airport.

30 vjeçari kishte në plan të udhëtonte për Guangzhou, kur akrepat në valixhen e tij janë detektuar nga skaneri i aeroportit, raporton CNN, përcjell Tirana Today.

Foto të bëra publike nga autoritetet tregojnë akrepat të paketuar nëpër kuti plastike.

“Janë mbledhur nga zona të ndryshme të vendit, nuk janë vdekjeprurëse, por janë të mbrojtura”, tha një prej zyrtarëve të aeroportit.

Për këtë ndalim, kinezi është detyruar të paguajë një gjobë prej 552 dollarësh amerikanë si dhe do të përballet me hetimin e autoritete vendase.

Në Kinë, akrepat përdoren si mjekësi alternative. Helmi i tyre kombinohet me ingredientë të tjerë dhe përdoret për lirimin e muskujve dhe nervave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME