Categories Lajme

Tragjedia në Itali, 17-vjeçari shqiptar shkoi të flinte dhe nuk u zgjua më

Tragjedi në Pistoia në Itali. Për familjen Reçi jeta nuk do të jetë më njësoj. Djali i tyre, Danieli, 17 vjeç, humbi jetën në gjumë në shtratin e tij.

I riu nuk ishte zgjuar mëngjesin e mërkurës. Për këtë arsye ka shkuar mamaja për ta ngritur. Por djali i saj nuk merrte më frymë dhe zemra i kishte pushuar së rrahuri.

Në vendin e ngjarjes arritën mjekët dhe karabinierët, por nuk mund të bënin asgjë. Trupi i pajetë i Danielit është dërguar në spital ku pritet që të kryhet një autopsi për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Daniel Reçi e kishte lënë atdheun për një të ardhme më të mirë. Ai kishte shkuar në Itali majin e vitit të kaluar kur ishte vetëm 17 vjeç. Për këtë arsye ishte bërë pjesë në disa projekte në San Domenico për integrimin shoqëror të emigrantëve.

Ai po vazhdonte disa kurse për gjuhën italiane. Por jo vetëm. Në shkollën e tij kishte marrë disa kurse për arte marciale pasi ishte fans i sportit taekwondo.

Më e trishtë është fakti se muajt e fundit ai po përpiqej që të fitonte pak pavarësi ekonomike, duke gjetur një punë për vete.

Pasi kishte mbushur moshën madhore në Tetor të 2022-shit, atij iu bashkuan anëtarët e tjerë të familjes. Për këtë arsye prej Dhjetorit jetonte në një shtëpi në Pistoia bashkë me mamanë dhe vëllanë e vogël.

Lajmi i trishtë u shpërnda menjëherë në komunitetin shqiptar në Pistoia, sidomos mes miqve të Danielit, që kanë shprehur dhimbjen e thellë për këtë tragjedi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME