Lajme

Tragjike-Itali\ Mbytet babai teksa po lahej me fëmijët në det, 13-vjeçari përfundon në spital, ende i zhdukur djali i vogël

Një burrë u mbyt teksa po lahej me dy fëmijët e tij në plazhin e Gimarra në Fano, Pesaro Urbino. Njëri nga fëmijët 13 vjeç u transportua në spital, ndërsa fëmija tjetër, 8 vjeç është i zhdukur.

Ndihma e parë shtë dhënë nga shpëtimtarët, të cilët kanë arritur të nxjerrin në breg burrin dhe djalin e madh. Në zonë kanë mbërritur anijet detare nga Kapiteneria e Portit dhe Roja Bregdetare të cilët po kërkojunë për 8-vjeçarin. Mëngjesin e sotëm deti në Fano ishte shumë i trazuar dhe flamuri i kuq valëvitej për të sinjalizuar se larja ishte e rrezikshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close