Categories Lajme

Tragjike në Gjermani, 47-vjeçari shqiptar vret ish-gruan pasi ishte në gjendje të dehur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdekje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj.

Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Tani për tani kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë në polici.

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar. Motivi i krimit është ende i paqartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME