Categories Lajme

Transportonin drogë me varkë peshkimi, arrestohen 26 persona, mes tyre dhe shqiptarë!

Një bandë e trafikut të drogës është ‘çmontuar’, ku për pasojë kanë rënë në pranga të paktën 26 personave, mes të cilëve ishin spanjollë, shqiptarë dhe kolumbianë.

Mediat e huaja bëjnë me dije hetimi lidhur me trafikun e drogës ka nisur prej vitit 2021, ku bëhet me dije se shqiptarët kishin rolin e ‘kopshtarit’ në plantacionet me marijuanë. Mësohet se kjo organizatë do të përgatiste një varkë për të transportuar një sasi të madhe lënde narkotike me destinacion Galicinë. Në fund të vitit 2022, anija e peshkimit u identifikua dhe u zbulua se u nis me një destinacion të panjohur diku në Atlantik. Gjatë hetimeve u zbuluan dy drejtuesit kryesorë të organizatës dhe u konstatua se kishin lidhje me investitorë, transportues dhe financues të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut. Gjatë hetimeve u konstatua edhe prania e dy personave të cilët, pjesë e drejtimit të rrjetit kriminal, i dedikoheshin menaxhimit dhe administrimit të dy plantacioneve të marijuanës në ambiente të mbyllura me qëllim financimin e operacionit të transportit të kokainës drejt vendit tonë.

Pas hetimeve të ndryshme, u zbulua se organizata do të transferonte një sasi të madhe droge përtej Atlantikut dhe se një nga anëtarët e organizatës do të udhëtonte në anije për të vërtetuar udhëtimin, duke vepruar në cilësinë e asaj që dihet, si “noter”.

Më 24 korrik u arrestuan 12 anëtarëve të ekuipazhit dhe u sekuestruan 450 kilogramë kokainë.

Përveç arrestimit të anëtarëve të ekuipazhit, hetimi i çoi agjentët në arrestimin e 14 anëtarëve të tjerë të organizatës, mes të cilëve ishin drejtuesit e saj, të cilët menaxhonin financimin e udhëtimit në fjalë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME