Categories Lajme

Java nis freskët, çfarë parashikohet për temperaturat

Dita e hënë dhe e martë do të karakterizohen nga vranësira të shpeshta prezente. Më të dukshme ato do të jenë në zonat veriore dhe qendrore. Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News se ato do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu, por këto do të jenë afatshkurtra dhe jo problematike. Tjetër panoramë në jug të vendit që do të dominohet nga moti i qëndrueshëm.

“Dita e sotme dhe nesër për vendin tonë pritet të kenë vranësirat e shpeshta prezente. Më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu. Do të jenë krejt afatshkurtra, nuk do të jenë problematike. Ndërsa pjesa tjetër, jugu, pritet të jetë kryesisht në dominimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të ketë intervale me kthjellime dhe me kalime vranësirash”, u shpreh sinoptikani Osmani.

Nga e mërkura do të ketë një përmirësim të motit.

“Nga dita e mërkurë presim një përmirësim të dukshëm të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që të kemi zonat bregdetare intervale të gjata me kthjellime ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të pakta të vranësirave që më të dukshme pritet të jenë gjatë ditës së enjtes duke krijuar mundësi për reshje të izoluara shiu në zonat juglindore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me mot të qëndrueshëm”, tha sinoptikani.

Të premten pritet që të ketë kthjellime më së shumti në bregdet. Temperaturat do të shkojnë deri në 32 gradë Celsius të martën. Më pas do të vijojë rritja graduale. Sinoptikani Hakil Osmani u shpreh se temperaturat do të jenë mjaft komode si për ata që duan të frekuentojnë plazhin, por edhe për ata që duan temperatura më të freskëta, pasi do të kenë zonat malore.

“Kështu që ata që duan të shfrytëzojnë plazhin do të kenë temperatura mjaft komode, ata që duan të kenë temperatura më të freskëta do të kenë zonat malore”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME