Categories Lajme

“Trekëndëshi i Bermudës”, Kryemadhi i përgjigjet për herë të parë Lulzim Bashës nga SHBA

Nga SHBA në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu përgjigj kryedemokratit Lulzim Basha i cili e cilësoi presidentin Ilir Meta pjesë e trekëndëshit të Bermudës, duke e grupuar me Berishën dhe Ramën. “Për mua asgjë e re nga fronti i lindjes”, u shpreh Kryemadhi.

Lidhur me konfliktin e brendshëm në PD mes Bashës dhe Berishës, Kryemadhi nuk preferoi të komentonte duke deklaruar se LSI ka pasur gjithmonë angazhim të qëndrueshëm. Ajo tha se nuk ka rëndësi raporti që LSI ka sot me PD por situata ku ky kuvend po e çon Shqipërinë.

“Nuk dua të komentoj asgjë që ka të bëjë me punët e brendshme të PD. Ne me PD na ka lidhur bashkimi me kauzat për të mirat e qytetarëve si teatri apo taksa e rrugës së Kukësit.

Nga ana e LSI, angazhimi ka qenë gjithmonë luajal dhe e qëndrueshme. Ajo që dua të theksoj, është se nuk kanë rëndësi marrëdhëniet e LSI me PD. Në parlament sot ka një tango teatrale që po rrit borxhin drejt falimentimit të shtetit për të vazhduar me marrëveshje pa transparencë. Sot jeta e shoqërisë shqiptare nuk artikulon për gjëra të rëndësishme për ekzistencën e të rinjve”, tha ajo.

Djegien e mandateve nga ana e opozitës, ajo e cilësoi një lojë të rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave.

“Djegia e mandateve ishte një lojë e rrezikshme që cenoi demokracinë dhe solli shpërnguljen në masë të të rinjve dhe të rejave. Duhet të punojmë të gjithë për vendin tonë. Sot pika më kulmore dhe më e rëndësishme, është t’u japim shpresë të rinjve dhe të rejave”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo komentoi edhe deklaratën e presidentit Ilir Meta para zgjedhjeve, që do të kthehet në krye të LSI në përfundim të mandatit të kreut të shtetit, duke theksuar se kushdo është i mirëpritur për t’u kthyer në LSI, për të kontribuar në forcimin e demokracisë. “Nuk mund të them sa i përket kësaj gjëje. Di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë”, theksoi ajo.

Kryemadhi foli për rolin e LSI, sot e cila ka një numër të vogël deputetësh në parlament dhe pa grup parlamentar. “Sot një nga problematikat më të mëdha që ka jeta politike shqiptare nga zbatimi i rregullores në parlament është në udhëkryq të jashtëzakonshëm. Roli i LSI nga një mekanizëm kontrollues që mbante balancë mes dy ekstremeve të mëdha, tashmë ky mekanizëm që ruante balancë qoftë për reformën në drejtësi, apo edhe në 8 ligjet e saj.

Sot jemi në një aspekt komplet tjetër ku flasim me tallje me qytetarët shqiptarë. Kryeministri flet për ujin e pijshëm. LSI e sheh veten duke vazhduar misionin e saj. Kauza e opozitës deri në zgjedhjet e 2021, ajo që dua të them që LSI vazhdon të qëndrojë. Javën që kaloi dorëzova padinë e tretë për inceneratorin e Fierit. Kemi denoncime të tjera”, tha Kryemadhi.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME