Categories Lajme

Fshati pa rrugë, të sëmurët i transportojnë në krahë

Në Fshatin Fanjë të Prrenjasit kanë mbetur 30 familje. Shumica pleq e plaka që kanë frikë për shëndetin e tyre. Për shkak të rrugës së dëmtuar, nëse dikush sëmuret e transportojnë me krahë dhe barela.Asnjë makinë nuk futet dot në fshat.

“I marrim në krahë dhe i çojmë me barelë deri në Qukës. Çfarë bëhet për këtë popull. Ikën nga e keqja. Sa marrin votat s’pyesin për ne na vënë shqelmin në fyt dhe shkelim”. Po kaq problem e kanë dhe prindërit që duhet të dërgojnë fëmijët në shkollë. Detyrohen të ecin rreth 1 orë për të shkuar në fshatin fqinj ku ndodhet shkolla.

“Kemi vënë vetë 500 metra për të shtruar me cakull të paktën. Ku ta çoj fëmijën në shkollë këmbë. 1 orë bëj rrugë po kur të vijë dimri. Çmund të bëj më unë t’i marr në qafë fëmijët i ngecin në llucë”. Të rinjtë e pakët që kanë mbetur në fshatin Fanjë janë gati të ikin.

“Vetëm ne rinia flasim e unë s’kam për të ndenjur këtu” . Të hysh dhe të dalësh nga fshati jo vetëm duhet të kesh këmbë të forta por nevojten çizme llastiku. “Është baltë”.Vec rrugës në fshat mungon dhe uji. “As ujë s’kemi, s’presim shkollë asgjë, s’po kërkojmë asfalt apo qejfe, por vetëm një rrugë të lëvizim”. Kryetari i Bashkisë Përrenjas, Nuri Belba i pyetur nga abc tha se ka nisur puna për të sistemuar disa nga rrugët rurale nga Bërzeshtë-Fanjë-Poshoshnik. Nuk flitet për asfaltim, por vetëm për hedhje cakulli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME