Categories Lajme

Treni me studentë del nga shinat, disa të vrarë dhe dhjetra të plagosur në Gjermani

Të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 60 persona kanë mbetur të plagosur, pasi një tren ka dalë nga shinat në shtetin juglindor të Bavarisë në Gjermani. Treni që kryesisht po transportonte studentë, po shkonte drejt Mynih-ut, kur tre vagonë të tij dolën nga shinat pranë  Garmisch-Partenkirchen.

Raportohet se gjashtëmbëdhjetë nga të plagosurit të jenë në gjendje të rëndë, ndërsa gjashtë helikopterë kanë qenë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit, por operacioni i shpëtimit është ende në vijim.

“Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin”, tha një zëdhënës i policies, ndërsa “njerëzit po nxirren nga dritaret”, ka sqaruar ai.

Autoritetet deklarojnë se nuk përjashtohet mundësia që mes të plagosurve të jenë shumë studentë të cilët festonin fillimin e pushimeve verore. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:15 me orën lokale (11:15 GMT), pak pasi treni u nis nga Garmisch-Partenkirchen për në Mynih.

Më tej, operatori hekurudhor gjerman Deutsche Bahn sqaroi se “një pjesë e rrugës midis Mynihut dhe Garmisch-Partenkirchen është bllokuar dhe trafiku është devijuar”.

Kujtojmë se përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e Gjermanisë në kohët moderne ndodhi në vitin 1998 kur një tren me shpejtësi të lartë doli nga shinat në Eschede në Saksoninë e Ulët, duke vrarë 101 njerëz.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME