Categories Lajme

Tuneli i Llogorasë dhe HEC i Skavicës, ëndërr e të gjitha qeverive/ Ndërtimi i tyre tashmë proces pa kthim

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se tuneli i Llogorasë dhe hidrocentrali i Skavicës, ëndrrat e shumë qeverive, tashmë janë futur në një proces pa kthim pas në ndërtimin e tyre.

“Janë kolonat kryesore të zhvillimit të infrastrukturës dhe energjisë në Shqipëri. Jemi në hapat final të realizimit të tyre”, deklaroi ministrja gjatë një konference për shtyp.
Këto projekte tha ajo, janë mbështetur nga partnerë të rëndësishëm strategjik dhe nuk ka asnjë forcë që i kthen pas, pasi janë bazë e strategjisë së zhvillimit të vendit.

Balluku bëri një bilanc të vitit 2020 mbi projektet rrugore që janë realizuar brenda këtij viti ku më të rëndësishmit renditur segmentin Milot-Fier, bypass-in e Vlorës si dhe Unazën e Madhe në kryeqytet.

“Përsa i përket infrastrukturës rrugore, disa prej projekteve po vijon në mënyrë të shëndetshme. Kemi bypass-in e Vlorës që shpresojmë ta përfundojmë në pranverë. Kemi bërë publik një studim i cili sapo ka nisur të rrugës Berat-Ballaban që synon rritjen e fuqizimin e turizmit në këtë zonë. Jemi gati për segmentin e dytë të rrugës Milot-Fier. Kemi në studim by passin e Gjirokastrës që është pjesa e tretë për këtë korridor”, vijoi Balluku.

“Rruga e Arbrit e cila me gjithë kompleksitetet e mëdha po vijon me ecuri të kënaqshme. Një pjesë e mirë e kësaj vepre është dorëzuar. Tunelet dhe urat të cilat shënojnë rekord për sa i përket lartësisë në Ballkan, tashmë janë të ndërtuara dhe ndohen atje. Edhe rruga Kardhiq-Delvinë po vijon. Pritet që gjatë vitit 2021 të hapet një lot i ri. Një pjesë e unazës së madhe është përfunduar. Një kantier kompleks përsa i përket nëntokës. Kantier 2.3 km dhe gjejmë një kompleksitet të jashtëzakonshëm. Edhe në atë kantier puna vijon pa problem. Segmenti më i rëndësishëm dhe që ka vëmendje nga mediat është rrethrrotullimi i Shqiponjës. Po ecim mirë në atë kantier. Trafiku do menaxhohet përmes tuneleve. Kemi ecur me shpronësimet në ato zona. Nuk kemi vonesa në segmentin e pallatit me shigjeta”, tha Balluku

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME