Lajme

Turisti italian që u kurua në Durrës dhe Tiranë, humb jetën në spitalin e Padovas në Itali (VIDEO)

Matteo Sartori, turisti italian i cili ra nga shkallët 6 ditë më parë teksa udhëtonte me kroçiere në pranë portit të Durrësit ka ndërruar jetë në spitalin e Padovas në Itali.

Ai pësoi traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe mori ndihmën e parë nga doktori i i portit të Durrësit për t’u dërguar fillimisht në Durrës dhe më pas në spitalin e Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Pak ditë më pas Sartori u dërgua në spitalin e Padovas në Itali për kurim por nuk arriti të mbijetojë.

33-vjeçari Matteo Sartori po udhëtonte bashkë me të dashurën e tij në një anije lundrimi. Ai kishte prerë gishtin dhe shkoi për ta mjekuar, por ka humbur ekuilibrin duke rënë nga shkallët . E dashura e tij e ka gjetur të shtrirë në tokë dhe pa ndjenja.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button