Categories Lajme

U aludua se vaksina anti-Covid shkakton infertilitet, Agjensia e Barnave qetëson qytetarët

Era e optimizmit që vaksinat sollën me vete tani po fryn në gjithnjë e më shumë vende të botës. Dhe ndërsa gjithnjë e më shumë po tregojnë eksperiencën e tyre pas marrjes së injeksionit, po flitet gjithnjë e më pak për efektet anësore. Për shumicën dërrmuese, simptomat kamë qenë të lehta, siç janë dhimbja në vendin e injektimit, ose lodhja për një ose dy ditë, por që zbehen para ndjenjës së lehtësimit dhe shpresës për fillimin e fundit të pandemisë.

Megjithatë ka ende konspiracionistë që flasin se vaksina mund të ndikojë në pjellorinë ose të çojë në humbjen e fetusit. Ky shqetësim tashmë është kthyer në një vorbull aforizmash në rrjetet sociale. Por a është e mundur që një vaksinë që parandalon një sëmundje të frymëmarrjes, të çojë në inferlitet? Jo nuk është e mundur.

Sipas “Forbes”, gjithçka filloi kur një sërë faqesh filluan të shpërndanin lajmin e rremë në rrjetet sociale duke pretenduar se ekzistonte një lidhje midis proteinës së jashtme, që krijohet pas marrjes së vaksinës dhe formimin e placentës. Gjatë provave klinike të vaksinës Pfizer-BioNTech, ishin 23 pjesëmarrës që mbetën shtatzënë.

Kishte një abort spontan, por kjo i ndodhi një pjesëmarrësi që mori placebo sesa vaksinë. Ndërsa nuk ka asnjë provë që infeksionet akute Covid-19 shkaktojnë infertilitet në afat të shkurtër ose të gjatë, ka pasur prova që infeksioni akut viral mund të çojë në orkit ose inflamacion të testikujve. Kjo nuk do të ishte e padëgjuar për SARS-CoV-2, pasi viruse të tjera si shytat, hepatiti dhe virusi Epstein-Barr (EBV) shkaktojnë infeksione të tilla.

Raporti fillestar i Agjencisë së Barnave në SHBA, mbi sigurinë e vaksinave dhe rekomandimet për të dy vaksinat e miratuara kohët e fundit përfshirjen e grave shtatzëna si dhe gratë që dëshirojnë të mbeten shtatzënë, si pjesë e grupit që rekomandon marrjen e vaksinës në fazën e shpërndarjes fillestare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i drogës/ Policia shqiptare operacion të përbashkët me policinë italiane, 4 shtetas në kërkim

Një operacion i përbashkët i Policisë Shqiptarë me Policinë Italiane ka goditur një organizatë kriminale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse s’më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”/ Tragjedia në Shkodër, detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon, kunatës i tha se…!

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Historia kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier: Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit…

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali seksual/ Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli cakton datën se kur do mbahet seanca për Gjicin e Alma Kaçin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual…

LEXO ME SHUME