Categories Lajme

U arrestua në Rinas me dokumente false, iraniania këmbëngul: Jam gazetare, u arratisa nga regjimi që më përndjek

Një 46-vjeçare nga Irani, e arrestuar në kushtet e flagrancës gjatë tentativës së saj për të udhëtuar drejt Francës, kërkoi ndihmë nga drejtësia me argumentin se përndiqej nga regjimi i shtetit të saj për shkak të profesionit si gazetare. Dy muaj mbas prangosjes, iraniania Lejla Bagerza Dekavari këmbënguli në Gjykatën e Apelit se u largua nga Irani mbas kërcënimeve për jetën, jo vetëm për shkak të profesionit, por edhe refuzimeve për tu mbuluar.

Veç kësaj e dyshuara u prezantua si një mbështetëse e grave që u detyrua të braktisë atdheun për një jetë më të mirë në Evropë. Por përveç rrëfimit prekës, 46-vjeçarja nuk depozitoi asnjë provë bindëse për gjykatën, raporton tch. Me një dokument të falsifikuar dhe nën identitet çek, mbasi kishte mbyllur udhëtimin në Teheran, Lejla tentoi të kalojë tranzit përmes Tiranës duke patur si destinacion Francën.

E dyshuar për falsifikim dokumentesh, Lejla këmbënguli se si ajo edhe prindërit e saj kërcënohen nga regjimi. Avokati mbrojtës i gruas i caktuar nga shteti këmbënguli se mbasi iraniania ja doli mbanë të lërë regjimin mbas krahëve, 46-vjeçares i duhet të përballet me burgun në Shqipëri, një deklaratë e cila u konsiderua nga gjykata e pabazuar. Gjykata e Apelit shprehet se e dyshuara kishte planifikuar të udhëtonte drejt Bashkimit Europian me dokumente false, dhe nëse asaj i ndryshon masa e sigurisë, ekziston mundësia e arratisjes edhe nga Shqipëria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier, përplasen dy automjete, një prej makinave përfundon në kanal. Një i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Kthesa  e Vajkanit”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME